Me sfilitjet e fshehura dhe me bindjet e palëkundshme, me plagët dhe me veprimet e guximshme, historia e fuqishme e jetëve të tyre para dhe mbas kraterit që hapi vdekja e Çatos, na thotë se, në një komunitet të shkatërruar nga fanatizmi politik, është e pamundur të harrosh dhe është e nevojshme të falësh.
I ri
Ditën që ETA njofton se i ka lënë armët, Bitori niset për në varrezë që t'i tregojë varrit të të shoqit, Çatos, vrarë nga terroristët, se ajo ka vendosur të kthehet në fshatin ku kanë banuar.
A mund të bashkëjetojë me ata që e ngacmonin para dhe mbas atentatit që i shkatërroi jetën asaj dhe familjes?
A do të mund ta mësojë kush ishte njeriu me kapuç që i vrau të shoqin një ditë me shi, duke u kthyer nga puna?
Sadoqë ajo shkon fshehurazi, prania e Bitorit e prish qetësinë e rreme të fshatit sidomos të komshijes, Mirenit, mikja e saj e ngushtë dikur dhe nëna e Joshe Marit, një terrorist i burgosur për të cilin Bitori ka dyshimet më të tmerrshme.
Çfarë ndodh midis këtyre dy grave?
Çfarë ka treguar jeta e bijve dhe e burrave të tyre, aq të lidhur në të ka uarën?
VLERESIME
"Një roman thjesht i përkryer...një shembull i letërsisë së madhe."
- La Vanguardia
"Një tension rrëfimi që arrin të mbahet nga fillimi në fund. Një libër i jashtëzakonshëm.”
-El Diario Vasco
"Pa asnjë dyshim, një nga romanet më të mira të viteve të fundit."
-ABC