1 000 Lekë


Përshkrimi

Në SHBA, në vitin 2015 është botuar edhe romani “Shko, vër një rojë” (Go Set a Watchman), botim që njohu një sukses të jashtëzakonshëm dhe është në vazhdim të romanit të parë, i cili kishte mbetur i pabotuar deri më sot, se mendohej se origjinali i shkruar kohë më parë me makine shkrimi kishte humbur

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 63016

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

1 500 Lekë
Shitur (1)
2 ne stok
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 500 Lekë
I disponueshëm
800 Lekë
4 ne stok
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 100 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
500 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
900 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
600 Lekë
I disponueshëm
600 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
900 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
900 Lekë
I disponueshëm
750 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
700 Lekë
I disponueshëm
500 Lekë
I disponueshëm

Përshkrimi

Mbi librin

Doli në qarkullim nëpër libraritë e vendit romani "Shko, vër një rojë" (Go Set a Watchman), i autores së njohur amerkane Harper Lee, botim që njohu një sukses të jashtëzakonshëm si edhe romani i saj i parë, i cili kishte mbetur i pabotuar deri më sot, se mendohej se origjinali i shkruar kohë më parë me makine shkrimi kishte humbur.

Fragmente nga libri

- Ë, hëm. Jo një fanatike e madhe...

Zhan Luiza u ngrit në këmbë dhe u afrua te rafti i librave. Ajo mori një fjalor dhe e hapi.

- Fanatik, - lexoi ajo. - Emër. Një njeri që i përkushtohet me kokëfortësi... partisë, besimit ose opinionit të vet. Mund të më japësh një sqarim, zotëri?

- Thjesht po mundohesha t'i jepja përgjigje pyetjes sate. Më lër ta zhvilloj pak më shumë atë përkufizim. Çfarë bën një fanatik, kur ndesh një njeri që kundërshton opinionet e tij? Nuk lëshon pe. Është i ngurtë. Madje as nuk bën ndonjë përpjekje për të dëgjuar, thjesht vjell zemërim drejt bashkëfolësit. Tani ti, ti pe që e gjithë bota jote u kthye kokëposhtë nga babai shembullor, kështu që ia mbathe vrapit. Dhe çfarë vrapi se! Pa dyshim që ke dëgjuar biseda agresive, që kur je kthyer në shtëpi, por në vend që t'u përvisheshe qorrazi atyre që i thoshin ato, ti u ktheve shpinën dhe ia mbathe vrapit. Ti, në fakt, the: "Nuk më pëlqen mënyra se si i bëjnë gjërat këta njerëz, nuk kam kohë për të humbur me ta". Bën mirë ta gjesh kohën për t'u marrë me ta, zemër, përndryshe nuk do të arrish kurrë. Do të jesh njësoj si tani edhe kur të mbushësh gjashtëdhjetë vjeç... atëherë ke për të qenë rast studimi...

- E po, në fillim të duhet një djalë. Pastaj ai të përqafon, të shtrëngon shumë fort dhe të jep puthje me gjuhë. Kjo domethënë që ai, kur të puth ty, e hap gojën dhe e fut gjuhën e vet në gojën tënde... - Ajo kishte ndier një oshtimë në veshë, që e kishte mbytur zërin e Ada Belës.

E kishte ndier se gjaku po i ikte nga fytyra. Pëllëmbët e duarve i ishin njomur nga djersa dhe ishte munduar të kapërdinte pështymën. Do të kishte dashur të largohej prej aty, por nuk mundej. Po të largohej, ato do ta kuptonin.

Ajo ishte ngritur në këmbë, ishte përpjekur të buzëqeshte, por buzët po i dridheshin. Ajo i kishte shtrënguar fort buzët... po ashtu edhe dhëmbët. - ...dhe kaq është e gjitha. Si është puna, Zhan Luiza? Je zbardhur si gëlqere. Mos të tremba gjë, ë? - ishte zgërdhirë Ada Bela.

- Jo, - i ishte përgjigjur Zhan Luiza. - Thjesht po ndiej të ftohtë. Them të hyj brenda.

Teksa ecte në oborrin e shkollës, ajo ishte lutur me vete që ato të mos ia vinin re gjunjët që po i dridheshin. Mandej kishte hyrë në banjën e vajzave dhe kishte nxjerrë në duarlarëse ç'kishte në stomak. Nuk kishte pikë dyshimi. Alberti ia kishte cikur buzët me gjuhë. Ajo ishte shtatzënë.

Vlerësime:

“Shko, vër një roje” është një libër që të mahnit për kohën kur u shkrua

- Washington Post

“Shko, vër një roje” ofron një informacion të vlefshëm për mendjen bujare e të ndërlikuar të një prej shkrimtareve më të rëndësishme të Amerikës.

- USA Today

Romani i dytë i Harper Lee-së hedh shumë më tepër dritë mbi botën tonë se sa pararendësi i tij.

- Time

“Shko, vër një rojë” është më i ndërlikuar se romani klasik origjinal i Harper Lee-së. Një roman që të jep kënaqësi... ai është në shumë aspekte, një vepër e re dhe një ngjarje letrare e mirëfilltë, e këndshme dhe e papritur.

- The Guardian

“Shko, vër një roje” është një libër shumë i rëndësishëm, mbase romani më i rëndësishëm mbi problemin e racës, që ka nxjerrë Jugu i bardhë për dekada të tëra...

- New York Times Opinion Pages: Taking Note

 

Produktet që keni parë

Reviews (0)