Thanas Medi dhe Virion Graci jane dy autore te vleresuar ne letrat shqipe te diteve tona. Te dy kane dale me romane para lexuesve gjate ketij viti; ku vijne me prurjet e tyre me te mira. Si dy emra perfaqesues te letersise shqipare, i rekomandojme per lexim ne nje set.
I ri
Seti me dy libra permban:
1. “Valsi i nje dasme fantazme” nga Thanas Medi
Thanas Medi rikthehet pas disa vitesh me nje roman te ri para lexuesit. Fitues i cmimit vjetor per romanin me te mire, dhene nga Ministria e Kultures, kesaj radhe, Medi vjen me nje tjeter roman, i konsideruar nga kritika si vepra me e mire e ketij autori
2. “Dead End” nga Virion Graçi
“Dead End” është histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme.
Viktimë e parë e këtij zgjimi ndërgjegjësues janë të rinjtë e të rejat, studentët shqiptarë të kohës të cilët, në pak muaj e vite kaosi biblik, pësojnë metamorfozën groteske: nga shpresa e një vendi bëhen mjerimi i tij dhe i vetvetes.
Roman dashurie e zhgënjimesh rinore, shkruar me nota të ndjera lirike dhe humor të zi, ku pafajësia rinore, ankthi dashuror, etja për shpëtim nga ferri i ri social-kulturor, ndërthuren mjeshtërisht duke krijuar dhe duke rrënuar utopitë autentike të një tjetër brezi të rinjsh e të rejash, humbur pa adresë dhe shfytyruar keq nëpër rrugët pa krye të historisë sonë moderne.