Ne kete set jane perzgjedhur dy romane te zhanrit thriller: Nje autor i njohur me fame boterore si Stephen King dhe nje autor shqiptar: Enkelejd Lamaj, - nder te paktet shkrimtare shqiptare qe levron kete zhaner. Ne i rekomandojme si set per dhurate per lexuesit qe iu pelqejne romanet e zhanrit Mister & Thriller.
I ri
Seti me dy libra permban:
“Gjithcka qe ke” nga Enkelejd Lamaj
Për ta gjetur e për ta ndalur, dikush duhet të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët më të përhumbura të së kaluarës, pavarësisht frikës se ato të shpien drejt fundi shkatërrues.
Një gazetare. Një ambicie. Mes tyre, statistika nuk gënjen. Tirana nuk e ka pasur kurrë më parë një vrasës serial. TANI E KA. E quajnë Flutura e Zezë...
Dhe eshtë një vrasës i paskrupullt, ai hyn në shtëpitë e viktimave dhe i masakron, duke i gjymtuar në mënyra mizore. Por... ai nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës.
Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO.
Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh.
“Loja e Geraldit” nga Stephen King
Stephen King na dhuron një nga veprat e tij më sfiduese, model i një intensiteti brilant, suspanse eksluzive dhe një zbulimi marramendës të kthinave më të errëta të psikës së paepur femërore. Ai është autori i më shumë se 50 librave, bestseller kudo në botë. Romani “Loja e Geraldit” është përshtatur dhe bërë film në vitin 2017, me regjisor Mike Flanagan.
Pa asgjë në trup veç një këmishe të hollë, Xhesi Bërlingemi e gjen veten të prangosur në shtrat, në një shtëpi të izoluar buzë liqenit. Jashtë endet një qen i uritur dhe, jo shumë larg, dëgjohet zhurma e një motosharre. Gruaja kishte pranuar që i shoqi, Geraldi, t’i vinte prangat për të bërë lojëra seksuale. Dikur, ndërron mendje dhe, ndërsa ai vazhdon të këmbëngulë në të tijën, ajo e godet me shkelm në stomak. Geraldi vdes papritur nga një sulm në zemër.
Stephen King Dhe tani Xhesi nuk është më vetëm. E bllokuar në atë shtëpi, që do kthehet në burgun e saj, në njëzet e tetë orët që pasojnë, Xhesit do t’i duhet të përballet me frikërat e saj më të thella, ndërkohë që dera e pambyllur mirë, të cilën era e përplas me një tingull të kobshëm, është një ftesë drejt një tmerri të pagjasë, një tmerri që kurrë s’e kishte imagjinuar. Ndërkohë që pllakos errësira, në atë dhomë gjumi grumbullohen hijet si një kërcënim i heshtur, teksa në kokë i kumbon një kor zërash që i këlthasin e i pëshpërijnë: “Gratë… vetëm në errësirë… janë si ca dyer të hapura… dhe nëse klithin duke kërkuar ndihmë, një Zot e di se ç’fantazma të llahtarshme mund t’u përgjigjen.