3 200 Lekë


Përshkrimi

Kjo seri me tre vellime e Jessica Townsend ka qene konkurrentja me e forte e series se Harry Potterit dhe tashme, ne shqip permes Mediaprint kane ardhur tre vellime magjike, te cilat ne i rekomandojme per t’i dhuruar ne pako per lexuesit e vegjel qe jane te pasionuar pas fuqise se pamate te fantazise. 

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 63630

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

5 200 Lekë
I disponueshëm
3 500 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 400 Lekë
I disponueshëm
2 280 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 900 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
3 280 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 500 Lekë
I disponueshëm
2 600 Lekë
I disponueshëm
2 000 Lekë
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 700 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
2 900 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
3 000 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
3 500 Lekë
Shitur (1)
2 ne stok
2 800 Lekë
I disponueshëm
2 400 Lekë
Shitur (7)
I disponueshëm

Përshkrimi

Seti me tre libra permban:

“Mjeshtrja e Mrekullit” nga JESSICA TOWNSEND

Ky libër magjepsës dhe drithërues që pason 'Nevërmur - Sprovat e Morigana Krout', bestseller sipas 'New York Times'dhe fitues i shumë çmimeve, është po aq interesant dhe tërheqës, dhe me siguri që do ta mbajë gjallë vëmendjen e lexuesit deri në faqen e fundit. Ti ke një ke një sekret. Ti gëzon një talent të veçantë. Ti e vendos se si do ta përdorësh dhe askush tjetër.

Morigana Krou mund të ketë shpëtuar nga mallkimi që e ndiqte, mund t'i ketë kaluar me sukses të katër sprovat, mund të jetë bërë pjesë e Shoqërisë së famshme të Mrekullit, por rrugëtimi i saj sapo ka filluar...

Banorët e qytetit magjik të Nevërmurit i kanë ende të gjalla në kujtesë mizoritë e shkaktuara nga i vetmi Mjeshtër tjetër Mrekulli që njohin, Ezra Skuolli. Ndaj, pa i dhënë asaj mundësi që ta shpërfaqë veten, ata mendojnë se talenti i saj në thirrjen dhe përdorimin e Mrekullit, e bën atë po aq të rrezikshme.

Prandaj, kur disa nga banorët e qytetit fillojnë të zhduken në mënyrë të mistershme, nuk është për t'u habitur që Morigana është e dyshuara kryesore. Është detyrë e Moriganës dhe e shokëve të saj që t'iu provojë të kundërtën, përpara se ta dëbojnë përgjithmonë nga Shoqëria e Mrekullit, nga shtëpia e saj e vërtetë. Pjesë nga libri: — Tashmë ju jeni një njësi e vetme. Keni përgjegjësi për njëri-tjetrin. Duhet ta mbroni njëri-tjetrin. Prandaj,nëse dikush, kushdo prej jush, na e thyen besimin... E Urta Kuin ndaloi sëfoluri dhefytyra i mori njëpamje serioze. Ajo i pa tëgjithë me radhë derisa sytë i mbetën tek Morigana. — ...atëherë të nëntë do të përjashtoheni nga Shoqëria e Mrekullit. Përgjithmonë.

 

“Nevermur - Sprovat e Morigana Krout” nga JESSICA TOWNSEND

 “Nevërmur” i Jessica Townsend-it: Spriovat e Morigana Krout nuk është thjesht një debutim i jashtëzakonshëm. Tërheqës, magjepsës, dhe i shkruar në mënyrë të mrekullueshme, ky libër sjell një aventurë të jashtëzakonshme që me siguri do të bëhet libri i preferuar për shumë lexues..” - Trenton Li Stjuart, autor bestseller i serisë Mysterious Benedict Society Morigana Krou është një fëmijë i mallkuar. E lindur natën e Errësirës, nata më fatkeqe për të lindur një fëmijë, Moriganës ia hedhin fajin për të gjitha fatkeqësitë që ndodhin në qytet, nga rënia e breshrit deri te sëmundjet e banorëve, dhe, më e keqja, mallkimi e ka paracaktuar që të vdesë në mesnatë, sapo të mbushë njëmbëdhjetë vjeç. Por, ndërsa Morigana pret fatin e paracaktuar, shfaqet një njeri i panjohur dhe i jashtëzakonshëm: Jupiter Veriu. Të ndjekur këmba këmbës nga Hordhia e Hijeve të Hirta, ai e merr me vete vajzën e vogël dhe e strehon në qytetin magjik të Nevërmurit. Pikërisht në Nevërmur, vajza e vogël zbulon se Jupiteri e ka zgjedhur që të konkurrojë për një vend në organizatën më të famshme të këtij qyteti: Shoqëria e Mrékullit. Por që të bëhet pjesë e saj, dhe të vazhdojë të jetojë në këtë qytet të jashtëzakonshëm përgjithmonë, Morigana duhet të kalojë me sukses katër sprova të vështira dhe të rrezikshme mes qindra fëmijëve të tjerë, përndryshe duhet të largohet përgjithmonë nga Nevërmuri i mrekullueshëm, ndërkohë që e pret një vdekje e sigurt. I shkëlqyer për të gjithë admiruesit e Hari Poterit, ky libër ku ngjarjet rrjedhin shpejt, ku bota imagjinare merr një energji të re që mrekullon si të vegjlit dhe të mëdhenjtë, të tërheq që nga faqja e parë deri në fjalën e fundit.

 

“Virusi - Ne ndjekje te Morigana Krout” nga JESSICA TOWNSEND

"Punët janë shumë më keq nga ç'mendon ti. Shpejt këtë gjë ke për ta zbuluar vetë, dhe kur ta zbuloshg, mua do vish të më kërkosh."

Produktet që keni parë

Reviews (0)