Kjo seri e thrillerit politik e shkruar nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe mjeshtri i romaneve mister & thriller, James Patterson, dy bestseller-a absolute ne te gjithe boten. Ne i kemi propozuar si set per dhurate per te pasionuarit pas thrillerave politike, per ata qe duan te kuptojne se cfare ndodh pas fasades ne politiken e madhe.
I ri
Seti me dy libra permban:
“Presidenti eshte zhdukur” nga Bill Klinton, James Patterson
Presidenti zhduket. E gjithë bota është tronditur. Por, arsyeja pse ai është i zhdukur është shumë më e rëndë nga se ç’mund të imagjinohet. Me detaje që vetëm një president si Bill Klinton mund t’i dijë, dhe me një lloj ankthi që vetëm James Patterson mund ta transmetojë. Ky libër është thrilleri më intrigues dhe më mbresëlënës ndër vite.
“Vajza e presidentit” nga Bill Klinton, James Patterson
Vjen me ne fund vellimi i dyte i serise se presidentit amerikan Bill Klinton dhe James Patterson, Presidenti eshte zhdukur. Shtepia botuese Argeta LMG eshte ne hapat e fundit te pergatitjes. Permes platformes me te madhe online te librit shqip, Vajza e Presidentit, thriller i ri i shkruar falë bashkëpunimit te ish-presidentit Bill Klinton dhe romancierit James Patterson, është hedhur në qarkullim në muajin qershor në SHBA dhe brenda pak javësh vjen edhe në gjuhën shqipe përmes Argeta LMG. Ky roman është bestseller #1 në listën e NY Times dhe në Amazon, është një nga 3 librat më të shitur në kategorinë e trillerave. Lexuesit prisnin që libri i fundit i Presidentit Bill Clinton dhe James Patterson, të ishte një vazhdim i trillerit të tyre të vitit 2018, "Presidenti është zhdukur". Por nuk është kështu dhe libri bazohet në një komplot të pavarur. Ashtu si libri i mëparshëm, ky roman largohet nga modeli i njohur i Patterson me kapituj 2-3 faqesh: kapitujt janë pak më të gjatë dhe i gjithë libri është ndryshe nga mënyra tipike e shkrimit të James Patterson. Një i çmendur rrëmben vajzën adoleshente të Keating, Melanie - duke e kthyer frikën më të thellë të çdo prindi në një çështje të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa bota shikon në kohë reale, Keating fillon një mision special të një personi që teston pikat e tij të forta: si një udhëheqës, një luftëtar dhe një baba.