2 900 Lekë


Përshkrimi

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. Dymbëdhjetë tregime pelegrine nga Gabriel Garcia Marquez

Në këto dymbëdhjetë histori mjeshtërore rreth jetëve të latin-amerikanëve në...

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 29568

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

5 200 Lekë
I disponueshëm
3 500 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 400 Lekë
I disponueshëm
2 280 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 900 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
3 200 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
3 280 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 500 Lekë
I disponueshëm
2 600 Lekë
I disponueshëm
2 000 Lekë
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 700 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
3 000 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
3 500 Lekë
Shitur (1)
2 ne stok
2 800 Lekë
I disponueshëm
2 400 Lekë
Shitur (7)
I disponueshëm

Përshkrimi

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. Dymbëdhjetë tregime pelegrine nga Gabriel Garcia Marquez

Në këto dymbëdhjetë histori mjeshtërore rreth jetëve të latin-amerikanëve në Europë, García Márquez përçon kombinimin e pazakontë të melankolisë, ngulmit, hidhërimit dhe aspirimit, të cilat janë, përvoja të emigrantit. Në Barcelonë, një prostitutë e vjetër, trajnon qenin e saj të qajë në varrin që ka zgjedhur për veten. Në Vienë, një grua përfiton nga dhuntia e saj për të parashikuar të ardhmen dhe kthehet në falltaren e një familje të pasur. Në Gjenevë, një shofer ambulance dhe bashkëshortja e tij, pranojnë në shtëpinë e tyre ish presidentin e vetmuar e që duket sikur po vdes, të një shteti në Karaibe, vetëm për të zbuluar se ambicia e tij politike, është e paprekur. Në këto dymbëdhjetë histori mjeshtërore rreth jetëve të latin-amerikanëve në Europë, García Márquez përçon kombinimin e pazakontë të melankolisë, ngulmit, hidhërimit dhe aspirimit, të cilat janë, përvoja të emigrantit.

2. “Kujtime kurvash të trishta” nga Gabriel Garcia Marquez

Ky është një libër për dashurinë dhe pleqërinë. Do ta keni të vështirë të gjeni një xhevahir të tillë në bibliotekën tuaj Ky është një libër për dashurinë. Për dashurinë, që e gjen njeriun në fundin e një jete të çuar dëm, që ka shkapërdarë trupin me seks pa dashuri, por pa e prekur askund shpirtin. Kjo dashuri, që i ndodh, është shkatërruese dhe magjepsëse, i mbush qenien me kuptim, i shndërron në një pamje tjetër gjërat e zakonshme dhe frymon ngrohtësi njerëzore, në profesionin që ishte kthyer në një zanat të mjerë. Por ky është edhe një libër për pleqërinë. Për atë moshë, kur ende dëshirat vlojnë, por forcat vijnë e treten dhe njeriut i mbetet urtësia e fundit: të shohë pa zbukurime dhe iluzione të kota gjithë bukurinë, mizorinë dhe rrjedhën e rrëmbyeshme dhe pakthim të jetës.

3. “Gjenerali në labirintin e tij” nga Gabriel Garcia Marquez

Pafundësisht i hijshëm, jashtëzakonisht i suksesshëm në dashuri, në luftë dhe politikë, ai kërcen ende me kaq gjallëri dhe mjeshtëri, saqë njerëzit nuk arrijnë ta besojnë se ai është vërtet i sëmurë. Ai endet pa asnjë qindarkë, ka hequr dorë nga presidenca dhe ka shpallur dëbimin e tij të pashmangshëm, një akt të cilin e zvarrit vazhdimisht, me shpresën se do të rikthehet në pushtet. I kritikuar gjerësisht, target i atentateve, i torturuar nga pagjumësia dhe ethet e përditshme, Gjenerali është bërë cinik, i hidhët e tekanjoz, i acaruar me fuqitë që po i shterojnë, i pamundur që të përballet me vdekjen që e pret ("Si do të shpëtoj nga ky labirint!", thërret ai).

I përndezur me kujtimet e pushtetit që zotëronte dikur dhe ëndrrën e bashkimit kontinental që nuk e arriti, ai është një shembull i gjallë se sa shumë mund të arrihet – dhe humbet – në jetë.

Reviews (0)