2 400 Lekë


Përshkrimi

Ne kete set ne kemi perzgjedhur romancat me te pelqyera nga lexuesit gjate ketij viti te autoreve Nicholas Sparks dhe Johanne Lindsej, dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Bota Shqiptare. Jane dy romane fantastike per tu dhuruar per lexuesit qe jane te pasionuar pas romances.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 63625

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

5 200 Lekë
I disponueshëm
3 500 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 280 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 900 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
3 200 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
3 280 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 500 Lekë
I disponueshëm
2 600 Lekë
I disponueshëm
2 000 Lekë
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 700 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
2 900 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
3 000 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
3 500 Lekë
Shitur (1)
2 ne stok
2 800 Lekë
I disponueshëm
2 400 Lekë
Shitur (7)
I disponueshëm

Përshkrimi

Seti me dy libra permban:

“Na ishte nje princeshe” nga Johanna Lindsey

Një tjetër romancë që të bën të mbash frymën nga autorja e romancave historikeFamilja mbretërore e Kardinias. Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia ndezi gjakun mbretëror me një pasion të zjarrtë. Edhe pse u përpoq të ikte prej tij, prapë ndiente se princi e tërhiqte në mënyrë të papërmbajtshme, derisa princesha e re, më në fund, iu dha shpirtërisht princit këmbëngulës dhe zbuloi fatin e saj të vërtetë. Johanna Lindsey

 

 

“Kthimi” nga Nicholas Sparks

Nicholas Sparks, shkrimtari bestseller #1 i Nju Jork Tajmsit, vjen sërish me një roman të ri prekës që tregon për një mjek ushtrie të plagosur dhe për dy femra, të fshehtat e të cilave do të ndryshojnë rrugën e jetës së tij. Trevor Bensoni nuk ka menduar kurrë të kthehet në Nju Bern të Karolinës së Veriut. Por, kur shpërthimi i predhës jashtë spitalit, ku ka punuar si kirurg ortoped, e detyron të kthehet nga Afganistani me dëmtime të rënda, kasollja e rrënuar që ka trashëguar nga i gjyshi duket si vendi më i mirë ku mund të marrë veten. Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i përgjigjet ndjenjës së tij, ajo ruan një largësi që e bën Trevorin të vrasë mendjen çfarë të fshehtash ndryn brenda saj. Qëndrimin e tij në Nju Bern e ndërlikon edhe më shumë prania e një vajze adoleshente, Kelit, e cila jeton në një parkim rulotësh mbi rrugë. Duke u shtirur si shtatëmbëdhjetëvjeçare, vajza punon në një dyqan artikujsh të ndryshëm dhe është e vetmuar. Kur zbulon se dikur ajo kishte ndihmuar gjyshin e tij, Trevori shpreson që Keli të hedhë dritë në rrethanat misterioze të vdekjes së plakut, por ajo nuk tregon asgjë – derisa kriza që pëson hap një rrugë që do të zbulojë natyrën e vërtetë të së kaluarës së Kelit, e kaluar që lidhet me vdekjen e gjyshit më shumë nga sa kishte menduar Trevori. Duke kërkuar zbulimin e të fshehtave të Natalisë dhe të Kelit, Trevori do të mësojë kuptimin e vërtetë të dashurisë dhe të faljes... dhe se, për të ecur përpara në jetë, shpesh duhet të kthehemi në vendin ku filloi gjithçka.

Reviews (0)