Mes romaneve sage te vitit 2019 kemi vecuar librat e dy autoreve te njohura te diteve tona Adriana Trigiani dhe Elif Shafak. Keto autore, me bestsellera nderkombetar, kane ardhur gjate vitit 2019 me dy perkthime te reja tek lexuesi shqiptar: Gruaja e Tonit dhe Ciraku i arkitektit. Duke qene nder autoret me te lexuara ne Shqiperi, i kemi rekomanduar ne set per dhurata.
I ri
Seti me dy libra permban:
1. “Gruaja e Tonit” – Ombra nga Adriana Trigiani
Nje sinfoni epike e mrekullueshme e jetes, e nje familje tradicionale italiane ne rrjedhen e ndryshimeve dhe ritmeve te shpejta te enderres amerikane... Tigriani e mbush kete roman me endje muzikale dhe me nje dashuri qe zgjat gjithe jeten... Kujtime, humor, dashuri, deshtime, si dhe nje pike kthese e emocioneve te fuqishme."
2. “Ciraku i arkitektit” nga Elif Shafak
Në Stambollin e shekullit të 16-të, në një kaleidoskop personazhesh historikë dhe imagjinarë, Xhahani është një mahaut, një kujdestar elefanti, gënjeshtar dhe oportunist, një djalë tinëzar me prejardhje të errët. Pasi arrit me anije në qytetin e shtatë kodrave, për të shoqëruar Çotën, elefantin e bardhë që shehu i Hindustanit ia dërgonte sulltan Sulejmanit, jeta e tij mbeti brenda kufijve të stallave, mes tigrave, luanëve, gazelave e gjirafave. Xhahani do të mbetej përgjithmonë në rangun e shërbëtorit të privilegjuar, duke iu përkushtuar Çotës, kafshës që, me ekstravagancën e saj, zbukuronte kopshtin privat të kafshëve të pallatit mbretëror. Por fati bëri që t’i tërhiqve vëmendjen Sinanit, kryearkitektit mbretëror, i cili e mori si çirakun e tij. Sinani ishteburrëi urtë, i shtruar dhe i ndjeshëm; Xhahani nuk kishte ku të gjente mësues më të kujdesshëm dhe të pasionuar dhe, nën udhëheqjen e tij, fitoi një punë të nderuar, hoqi dorë nga zakoni i vjedhjes dhe u rrit. Historiae tij është ajo e një suksesi të ndërtuar me durim dhe përkushtim, njësoj si xhamitë dhe urat e mjeshtër Sinanit. Por jeta nuk pranon të skicohet dheprojektohet: ajo thjesht ndjek rrugën e saj. Dhe, për Xhahanin, do të sillej rrotull dy boshteve, dy dashurive: një e pamundur për princeshën Mihrimah, vajzën e sulltanit. Dhe një e qëndrueshme dhe e thjeshtë për Çotën, që e priste dhe e ngushëllonte në çastet më të errëta, gjithnjë gjigand, besnik dhe i fortë. Në sfond, kryeneç si një aktor që kërkon gjithë hapësirën, qëndron Stambolli, shumëngjyrësh dhe mashtrues, magjepsës dhe i pakapshëm: një qytet që të grabit zemrën dhe ta mbështjell fort në mjegullat e tij, në perëndimet e diellit dhe në të fshehtat e tij, pa ta kthyer më kurrë.