Gjate vitit 2019 kane ardhur ne shqip disa nobeliste, por ne kemi perzgjedhur dy prej tyre, per ti rekomanduar per lexim ne set. Ato jane: Kazuo Ishiguro dhe Olga Tocarkzuk. Ata kane fituar Çmimin Nobel ne vitet 2017 dhe 2018.
I ri
Seti me dy libra permban:
1. Shtergjet nga Olga Tokarczuk
Shtergjet perbet nga nje mozaik karaktersh qe jane ne levizje te panderprere. Duket se bota moderne leviz ne menyre te coroditur dhe se kaosi eshte i gjithepranishem jo vetem ngaqe eshte copetuar itinerari i levizjes, por edhe ngaqe vete subjekti i levizjes eshte copetuar. Ne kete liber mpleksen levizjet gjithefareshe njerezish te njohur a te panjohur, personazhesh historike a te trilluara, njerezish a mumiesh, trupash te shendetshem a trupa te gjymtuar, trupash te plote a pjesesh te tyre.
2. “Artist i botes fluturake” nga Kazuo Ishiguro
“Artist i botës fluturake” na vë përpara dilemave morale të artistëve në një botë që është përherë në ndryshim e sipër.
Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, tashmë i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë dhe babaxhan, jeton me të bijat, i përkushtohet të nipit si një gjysh i mirë dhe kopshtit të shtëpisë së tij të bukur. Në pamje të parë, asgjë nuk i trazon ujërat e kësaj pleqërie të bardhë. Mirëpo, bisedimet për martesën e vajzës së dytë, sipas zakoneve japoneze, do të nxjerrin në pah kujtime dhe shqetësime të së kaluarës së tij. Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. Në vend të kësaj, ai e vuri artin e tij në shërbim të lëvizjes imperialiste që e shpuri Japoninë drejt Luftës së Dytë Botërore.
Mirëpo, zgjedhjet e tij gjatë luftës, të volitshme për atë kohë, kanë lënë gjurmë në sytë e kolegëve dhe miqve, duke ia cenuar reputacionin. Megjithatë, plaku, duke menduar se ka vepruar në të mirë të vendit, nuk e kupton zemërimin dhe përbuzjen ndaj tij. Atij i duket sikur jeton në një botë krejt të huaj dhe i vetmi realitet për artistin mbetet idealizimi i vetvetes, jeton me këmbëngulje dhe nuk arrin të bëjë hesapet me përgjegjësitë e veta.
I akuzuar nga shoqëria për dështimin e saj dhe i fyer për stilin e tij estetik në të shkuarën, ai përshkon nga e para historinë e tij personale, që e bën edhe hero, edhe burracak, por mbi të gjitha, një qenie njerëzore.
Romani “Artist i botës fluturake”, ka qenë kandidat për fitimin e Man Booker Prize, më 1986, dhe po në të njëjtin vit ka fituar Whitebread Book Award, një çmim që jepet për shkrimtarët që jetojnë në Britani dhe në Irlandë.