Visar Zhiti dhe Fatos Lubonja jane dy perfaqesuesit e spikatur te letersise se kujteses, - asaj letersie qe eshte shkruar ne kushte te pazakonta, - prandaj ne kemi perzgjedhur dy librat e fundit te shkruar nga keta autore per t’i bere si set per ata qe duan te njohin boten e intelektualit te burgosur ne qeli gjate sistemit komunist dhe fuqine reflektuese qe sollen deri ne ditet tona.
I ri
Seti me dy libra permban:
“Doreshkrimet e fshehta te burgut” nga Visar Zhiti
Këto poezi janë martire!... Duhet të rilindin ashtu, për të marrë vendin që u takon në altarin e shenjtë të Letërsisë! …këto dorëshkrime e fituan lirinë, duke i çelur rrugë, me historinë e tyre, një tjetër historie!
“Jete burgu” nga Fatos Lubonja
Në këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete dhe vdekjeje në zemër, nuk arrihet dot veçse duke bërë inventarin e prangave që lemë prapa.