Ne kete set kemi sjelle librat e Napoleon Hill dhe David J. Schwartz, dy prej personaliteteve me te spikatura te librave te zhvillimit personal. Permes ketyre dy librave qe kane pasur ndikim te jashtezakonshem pergjate disa dekadash, ne synojme te perzgjedhim nje set fantastik librash per lexuesit qe duan te ndryshojne mendesine per te bere gjera te medha ne jeten e tyre.
I ri
Seti me dy libra permban:
“Mendo per gjera te medha dhe behu i madh” nga David J. Schwartz
Ky libër nuk ofron premtime boshe por një program të menduar me shumë kujdes për të përfituar sa më shumë nga puna, jeta, martesa dhe komuniteti në të cilin jetoni. Ai ju rrëfen se nuk keni pse të jeni intelektual apo të keni lindur me talent për të pasur sukses në jetë dhe për të arritur kënaqësi, por duhet të mësoni dhe kuptoni shprehitë e të menduarit dhe të sjelljes në mënyrë që të arrini aty ku dëshironi.
“Si te behesh zot i mendjes tende” nga Napoleon Hill
Ky ishte një nga dorëshkrimet që ishte kyçur në kasafortën e tij që nga viti 1941, por që është hedhur në qarkullim disa kohë më parë. Në këtë libër, mjeshtri i madh i disiplinës së zhvillimit personal, Napoleon Hill na sjell këshillat sesi të organizojmë mënyrën e të menduarit për të pasur sukses. Përmes këtij libri çdo lexues do të përfitojë një “master” të vërtetë për të kontrolluar mënyrën e të menduarit. Ku libër është i ndarë në tre kapituj, me fokus olrganizimin e informacionit, përparësitë dhe mënyra e kthimit të mundësive në avantazhe. Autori i bestseller-it absolut të të gjitha kohërave, “Mendo dhe bëhu i pasur” thotë se njohuria nuk është fuqi; por aplikimi i njohurive e bën një gjë të tillë, duke u kthyer në një armë të jashtëzakonshme për të arritur suksesin në jetë cilido person. Prandaj ky libër konsiderohet një mjet për mënyrën e përdorimit të gjërave që i keni përvetësuar dhe të ndani në mendjen tuaj se cilat njohuri ju duhen. Me këshillat praktike të Napoleon Hill, të cilat i kanë aplikuar krerë shtetesh, drejtues koorporatash apo qytetarë të zakonshëm, ju do ta keni më të lehtë rrugëtimin tuaj në aktivitetin profesional apo në jetën e përditshme.