2 500 Lekë


Përshkrimi

Kenneth Oppel eshte po aq brilant ne fantazine e tij sa edhe Zhyl Verni dhe permes tre romaneve qe ka botuar, eshte vleresuar si nje nga mjeshtrat me te medhenj te letersise fantastiko-shkencore ne bote, dhe ne sot i kemi bere ne set per t’ua dhuruar te rinjeve qe jane te pasionuar pas kesaj letersie.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 63626

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

5 200 Lekë
I disponueshëm
3 500 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 400 Lekë
I disponueshëm
2 280 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 900 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
3 200 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
3 280 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 500 Lekë
I disponueshëm
2 600 Lekë
I disponueshëm
2 000 Lekë
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 700 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
2 900 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
3 000 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
3 500 Lekë
Shitur (1)
2 ne stok
2 800 Lekë
I disponueshëm
2 400 Lekë
Shitur (7)
I disponueshëm

Përshkrimi

Seti me tre libra permban:

“Bir i qiellit” nga Kenneth Oppel

Në një libër aventurash drithëruese që të kujton librat më të bukur të Jules Verne dhe Robert Louis Stevenson, Kenneth Oppel krijon një botë të imagjinuar, në të cilën qielli është i populluar nga udhëtarë transkontinentalë, piratë dhe qenie që kurrë nuk do t'u shkonin në mendje njerëzve që vozisin në qiell. Bir i qiellit është një roman fantastikoshkencore plot me aventura, mister dhe të papritura. Rekomandohet për fëmijët mbi dhjetë vjeç! Po lundronim drejt agimit, ndërkohë që unë qëndroja në majë të kullës së vrojtimit, ose siç e quanim ne, sytë e anijes ajrore. Ishim dy net larg Sidnejt dhe gjer tani nuk kish pasur asgjë interesante për të rrëfyer. Po vëzhgoja me kujdes një grumbull të errët me re shiu në drejtim të veriperëndimit, që po e linim pas dhe moti dukej të ishte i butë gjithë rrugës gjer në qytetin e Lajënsgejtit. Njësoj sikur të ishe duke kalëruar mbi re... Met Kruiz, pesëmbëdhjetë vjeç, punon si muço në anijen ajrore Aurora, një aerostat i madh luksoz që fluturon me qindra metra mbi oqean, mbushur me udhëtarë të pasur, që i çon nga qyteti në qytet. Kjo është jeta që djaloshi Met ka dëshiruar të jetojë gjithmonë; i bindur se është më i lehtë se ajri, ai e parafytyron veten një ditë prej ditësh si kapiten në një anije të tillë. Një natë, në aerostatin e tyre ulet një balonë dhe burri që gjendet aty, në grahmat e vdekjes, flet për disa krijesa të bukura, që fluturojnë nëpër qiell. Vetëm pasi Meti takon Kejtin pasanike dhe guximtare, do të kuptojë që fjalët e gjyshit të saj janë të vërteta, që krijesat ekzistojnë përnjëmend dhe janë krejtësisht të panjohura për botën e njerëzve. Dhe kur, pas mbërritjes së Kejtit në anije, piratët e ajrit do të plaçkitin udhëtarët dhe një stuhi do të detyrojë Aurorën të ulet në një ishull në dukje të shkretë, atëherë shumë guxim do t'i duhet...

 

“Pirati i yjeve” nga Kenneth Oppel

Më në fund vjen vazhdimi i librave Bir i qiellit dhe Qiellthyesi..., një sagë fantastiko-shkencore, që ka fituar zemrat e miliona lexuesve të rinj në mbarë botën...

Më në fund, Met Kruzi është në timon...

Edhe pse është thjesht një punë vere dhe ai drejton një aerovinç modest, Meti është i emocionuar që është pjesë e vogël e diçkaje kaq  të madhe. Me çdo ngarkesë, ai ndihmon në ndërtimin e Kullës Qiellore, portës së jashtëzakonshme të Parisit për në hapësirë. Por vera idilike e Metit nuk e ka të gjatë... Ai i shpëton për një fije një sulmi vdekjeprurës nga babelitët fanatikë, të cilët duan të ndalojnë me çdo kusht që njerëzit të arrijnë hapësirën. Më keq akoma, netëve të kaluara duke vështruar yjet me Kejt De Vrisin u vjen fundi  kur ajo kthehet në qytetin e Lajënsgejtit me kërkesë të prindërve. Është koha që ajo të mendojë për t'u martuar. Por pastaj një shans që të vjen një herë në jetë ndez shpresat e Metit për të fluturuar sërish nëpër qiej. Kanadaja dëshiron të jetë e para që të shkojë në hapësirë, dhe Ministri kanadez i Ajrit i ka kërkuar Kejtit të bëhet pjesë e ekspeditës së parë si eksperte e zoologjisë ajrore. Ka edhe një vend për Metin - nëse ai do të arrijë të kalojë testet rraskapitëse për t'u bërë një nga astralnautët e parë të botës në bordin e Yllngjitësit, anijes ajrore të jashtëzakonshme. Është një garë mes më të mirëve, dhe Meti është i vendosur për të qenë pjesë e aventurës. Por a do t'ia dalë mbanë? Dhe nëse zgjidhet për të qenë pjesë e ekuipazhit, a do të arrijnë ata të kthehen sërish në Tokë?

 

“Qiellthyesi” nga Kenneth Oppel

Qiellthyesi vijim i romanit Biri i qiellit tregon sërish se fama e Kenneth Oppelit si autori kryesor i romaneve fantastikoshkencore për fëmijë e të rinj në Kanada, është më se e vërtetë. Qiellthyesi është një roman fantastikoshkencore plot me aventura, mister dhe të papritura. Rekomandohet për fëmijët mbi dhjetë vjeç! Në këtë vazhdim befasues të romanit fantastik Bir i qiellit, fitues i çmimit Governor General, gjashtëmbëdhjetëvjeçari Met Kruiz, fluturon më lart se sa e kishte ëndërruar ndonjëherë. Ish-muço në aerostatin Aurora, tani student në Akademinë Ajrore në Paris, ai po kryen një trajnim dy-javor në një anije ajrore ngarkesash, kur kapiteni i tij sheh një aerostat legjendar fantazmë, Hiperionin. I humbur në një stuhi në agim të epokës së aviacionit, për Hiperionin që lundron në re që prej 40 vjetësh, ekzistojnë legjenda sikur ai mbart një thesar të madh. Papritmas Meti është i vetmi njeri, që njeh koordinatat e tij. Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion. Duke e lexuar këtë libër, të kujtohen mitet e Ikarit dhe Prometeut, si dhe aventurat klasike të librit 20 000 lega nën det. Qiellthyesi është i mbushur me mister, me aksion dhe me ndjenja: përpara ngjarjesh të tilla, deri ku mund të arrijnë kufijtë e ambicies njerëzore, do të pyesë lexuesi. Me piratët, përbindëshat e qiellit dhe shpirtrat e shqetësuar, për të mos përmendur makinat fluturuese të çuditshme, të denja për të zënë vend në një muze aviacioni,

Reviews (0)