Ne kete set kemi perzgjedhur dy prej librave te zhanrit mister &thriller te botuar gjate vitit 2019 ne Shqiperi dhe qe jane pelqyer nga lexuesit shqiptare. Mbreteresha e thrillerit Agatha Christie dhe Laura Marshall vijne bashke ne nje set, te denje per dhurate per te pasionuarit pas librat e ketij zhanri
I ri
Seti me dy libra permban:
1. “Dhe nuk mbeti me askush” nga Agatha Christie
Nje tjeter thriller i Agatha Christie vjen në shqip nën përkthimin e Virgjil Muçit: Dhjetë vrasës, të izoluar, viktima tashmë të një vrasësi të padukshëm. Të gjithë personazhet gjenden përballë njëri-tjetrit: fajtorë, akuzues, hetues dhe njëkohësisht vrasës. Derisa, në mënyra nga më të çuditshmet, vriten të gjithë dhe në ishull nuk mbetet më askush
Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar.
E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën.
Dhe tashmë janë të gjithë aty, në atë ishull në mes të detit. Por kur mbërrijnë, nuk e gjejnë të zotin e shtëpisë t’i presë. Gjejnë vetëm një poezi të futur në kornizë dhe të varur mbi oxhakun e secilës dhomë.
Gjatë darkës së parë të gjithë dëgjojnë nga dhoma ngjitur nëpërmjet gramafonit, një zë çnjerëzor e depërtues që buçet, duke i akuzuar të gjithë të ftuarit si vrasës. Për mysafirët e mbyllur si në një grackë, është fillimi i një ankthi pa fund.
2. “Friend Request” nga Laura Marshall
"Kërkesë për miqësi" është romani që do t'ju mbërthejë që në faqen e parë dhe do t'ju lërë pa frymë deri në të fundit. Romani i Laura Marshall është konsideruar si trilleri më i bukur i vitit.
Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua...
Ndoshta ky ka qenë gjithmonë problemi: Maria donte që të ishim shoqe, por unë e zhgënjeva. Ajo ngjarje më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime si e rritur. Sado që jam përpjekur ta harroja, pavetëdija ime e ka ruajtur në një skutë të thellë.
Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua...
...por ajo ka më shumë se njëzet e pesë vjet që ka vdekur.