Duke pare vemendjen e madhe qe merr vepra e tij, ne kete set, ne kemi sjelle dy prej librave te tij qe jane hedhur ne qarkullim kete vit dhe qe i rekomandojme si pjese te leximeve te veres: “Bisha” dhe “Zhuli” jane libra plot aventura dhe fantazi, dhe qe do t’ua bejne me te bukura ditet e pushimeve verore.
I ri
Seti me dy libra permban:
Nje tjeter liber fantastik i David Walliams vjen per lexuesit e vegjel. TANI ËSHTË RADHA E ZHULIT! Njihuni me Nedin, djalin e jashtëzakonshëm me një superfuqi krejt të veçantë. ZHULFUQINË!
Mirësevini në Ishullin e Lëmishtës!
Në këtë ishull të vogël banon një numër i madh njerëzish të rritur të tmerrshëm. Shkolla, parku, dyqani i lodrave dhe, madje, edhe makineta e akulloreve në këtë ishull drejtohen nga të rritur të shpifur: gjëja që u pëlqen atyre më shumë është t’ua nxijnë jetën fëmijëve.
Personi më i neveritshëm nga të gjithë këta është pronarja e ishullit, teze Greta Kurnacja!
Dikush duhet t’ua tregojë vendin atyre! Po kush mund të jetë aq guximtar?!
“Bisha e pallatit mbreteror” nga David Walliams
Londra është e rrënuar, njerëzit janë të uritur dhe vendin e ka pllakosur kudo errësira...
Princ Alfredi - një djalë shëndetlig i dhënë pas librave - nuk ka dalë kurrë nga muret e sigurta të pallatit mbretëror. Por tani në Bakingam po ngjasin gjëra të çuditshme dhe jeta e Alfredit nuk do të jetë më e njëjta.
Në mes të natës, zhurma e hapave të një përndjekjeje të tmerrshme kumbon nëpër korridore. Është pikërisht çasti kur po marrin me forcë mamanë e shtrenjtë të Alfredit, vetë Mbretëreshën, për ta mbyllur në Kullën e Londrës. Alfredi duhet të bëhet i guximshëm e të ndërmarrë një mision të jashtëzakonshëm për ta shpëtuar atë... dhe mbarë botën.
Udhëtoni para në kohë për t’u njohur me një aventurë fantastike: një histori me mite e legjenda që ka për t’jua mbajtur zemrat peshë deri në fundin emocionues të saj.