2 900 Lekë


Përshkrimi

 

Ky set vjen nje kombimin me librin me te fundit per bitcoinin, monedhen virtuale qe po trondit tregjet boterore dhe menyren e perdorimit te parase, si dhe revisten Business Magazine nr. 27, e cila ofron informacione nga bota e sipermarrjes, marketingut, teknologjise, evolucionit digjital, etj.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 63612

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

5 200 Lekë
I disponueshëm
3 500 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 400 Lekë
I disponueshëm
2 280 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 900 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
3 200 Lekë
I disponueshëm
3 280 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 500 Lekë
I disponueshëm
2 600 Lekë
I disponueshëm
2 000 Lekë
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 700 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
2 900 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
3 000 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
3 500 Lekë
Shitur (1)
2 ne stok
2 800 Lekë
I disponueshëm
2 400 Lekë
Shitur (7)
I disponueshëm

Përshkrimi

Seti permban revisten Business Magazine dhe librin:

“Revista Business Magazine nr. 27” nga New Media Communication

Hidhet ne qarkullim revista e biznesit Business Magazine Nr. 27. Ne kete numer gjeni intervista, protagoniste biznesi, aktore te politikave te sipermarrjes, personazhe nga bota e motivimit dhe zhvillimit personal, ide biznesi, dhe informacione te tjera per marketingun, marketingun digjital apo evente nga bota e sipermarrjes

Numri 27 i revistës Businessmag, histori personazhesh, sipërmarrje, sfida dhe motivim: Njihuni me Silvana Kulla, sipërmarrësja që ka bërë një revolucion në industrinë e mobilerisë. Kompania e saj, ofruese e pajisjeve teknologjike, ka qenë si bazë zhvillimi për mobileritë në vend. Mimoza Vojka është një sipërmarrëse, frymëzim për çdo sipërmarrës që do të sigurojë sukses. Ajo është kombinimi perfekt i një profesionisteje, menaxhereje dhe besnike e standardeve të larta në prodhim dhe trajnimin e punonjësve të kompanisë së saj. Jemi të lumtur që intervistën e parë për mediat e shkruara, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali e dha për ne. Mes shembujve të mirë ju kemi sjellë Daniel Nikollën, një djalë ambicioz, por edhe me një shpirt të madh. Ai vrapoi për një kauzë të rëndësishme në Maratonën e Tiranës. Për të gjithë të interesuarit në zhvillimin personal dhe gjetjen e qetësisë së brendshme, ju sjellim librin e fundit të Sheki Usein “Kthesa e Madhe”. Fluturoni bashkë me ne, mes vizionesh të konsideruara të pa-mendueshme më parë, tek flasim për risitë dhe inovacionet që vijnë nëpërmjet investimeve nga milionerët më të mëdhenj të botës për zgjatjen e jetës dhe dominimin e hapësirës.  Ndërkohë, kthehemi sërish me këmbë në tokën tonë të dashur, kur eksplorojmë së bashku histori brandesh shqiptare, të cilat po pozicionohen në mendjet tona dhe në stilin tonë të të jetuarit nëpërmjet bisedës me Arbër Çepani. Nuk mungon kalendari i eventeve, më aktiv se kurrë i mbushur me takime, konferenca, programe përshpejtimi për bizneset dhe zhvillime të reja rrjetëzuese, të nxitura dhe të menaxhuara nga vetë aktorët e komuniteti sipërmarrës. Këto dhe shumë artikuj të tjerë do mund t'i lexoni në numrin e ri të revistës

 

“Standardi i bitcoin-it” nga Saifedean Ammous

Për cilindo që po kërkon një shpjegim të qartë të kësaj paraje të re digjitale, Standardi i Bitcoin-it është burimi i nevojshëm.

Në Standardin e Bitcoin-it, ekonomisti Saifedean Ammous i shëtit lexuesit përmes historisë së mrekullueshme të teknologjive të parasë dhe zbulon arsyen se si këto teknologji fituan rolin e tyre monetar, si e humben, çfarë na meson kjo gje mbi veçoritë dëshirueshme të parasë dhe se si Bitcoin-i është ndërtuar për të përmirësuar këto teknologji. Ammous-i sqaron përfitimet ekonomike, shoqërore, kulturore dhe politike të parasë së shëndetshme kundrejt asaj jo të shëndetshme për të mundësuar një diskutim të gjerë mbi rolin potencial që Bitcoin-i mund të luajë në ekonominë digjitale të së ardhmes. Në vend që ta trajtojë Bitcoin-in si një monedhë për kriminelët ose si një rrjet të lirë pagese, ky libër flet për të si një alternative e decentralizuar tregut të lirë dhe paanshmërinë politike përkundrejt alternativës aktuale të bankave qendrore, të cilat sjellin implikime potencialisht të mëdha ndaj lirisë dhe mirëqënies.

Produktet që keni parë

Reviews (0)