Sagat dhe romancat e Krishtlindjeve tashme jane tejet te dashura per lexuesit. Ne kemi perzgjedhur dy prurje te reja per t’i bere ne nje set me histori magjike te cilat do tua bejme me te bukura festat e fundvitit
I ri
Seti me dy libra permban:
“Ditari i Noelit” nga Richard Paul Evans
Nje tjeter roman i ri vjen nga i ashtuquajturi mbreti i romancave te festave te fundvitit, Richard Paul Evans, i titulluar Ditari i Noelit. Autori më i shitur i romancave, Xhejkob Çërçer, nuk ka qenë në shtëpi për thuajse njëzet vjet. Kur i telefonon një avokat, pak ditë para Krishtlindjes, për ta informuar se e ëma është ndarë nga jeta dhe ia ka lënë atij shtëpinë, Xhejkobi kthehet jo vetëm për të marrë pronën, por për t’u pajtuar me të kaluarën, dhimbjen dhe abuzimin që kishte përjetuar në fëmijëri.
Ndërsa sistemon shtëpinë gjen një ditar. Xhejkobit i shkon edhe një vizitore e papritur, Rejçëlli, e cila kërkon nënën biologjike. Me një qëllim të vetëm, për të zbuluar të kaluarën dhe për të rishkruar të ardhmen, Xhejkobi dhe Rejçëlli fillojnë të kërkojnë Noelin. Gjatë rrugës gjejnë më shumë nga sa imagjinonin, duke përfshirë mirësinë, faljen dhe mundësinë për të jetuar dashurinë e vërtetë.
“Nje dite dhjetori” nga Josie Silver
Libri “Një ditë dhjetori” është një histori dashurie gazmore, emocionuese dhe shumë prekëse, dhe një kujtesë se fati merr kthesa të pashpjegueshme përgjatë rrugës drejt lumturisë.
Lori është e sigurt se dashuria me shikim të parë ekziston vetëm nëpër filma, mirëpo një ditë dhjetori me borë, ajo shikon një djalë nga dritarja e mjegulluar e autobusit dhe e kupton menjëherë që është ai, i duhuri. Çasti kur sytë e tyre takohen është magjik... por autobusi i saj largohet.
E sigurt se është e shkruar që ata ta gjejnë njëri-tjetrin, përgjatë një viti Lori nuk lë kafene dhe stacion autobusi pa skanuar, për të gjetur djalin, por më kot.
Në vend të kësaj, ata takohen rastësisht në një festë Krishtlindjeje, kur shoqja e saj e ngushtë, Sara, e prezanton me të dashurin e vet. Ai është Xheku, djali i autobusit.